Prokuroria kërkon 3 vjet e gjysë burg për Roberto Mançinin

ROBERTO-MANCINI

Prokuroria e Romës ka kërkue nji denim prej tre vjet e gjysë burg për trajnerin e Interit, Roberto Mançini, i cili akuzohet për “Falimentim mashtrues”.

Kërkesa asht ba sot nga prokurori Stefano Rocco Fava, gjatë procesit që ka lidhje me falimentimin e kompanisë ndërtuese “Img”.

Mançini, se bashku me biznesmenin Marko Mexaroma, janë të përfshimë në mënyrë indirekte në këtë falimentim.

Ata nuk zotnojnë asnji aksion të kësaj shoqnie, por dyshohen se kanë marrë pare nga kompania.