Protesta e ngjyra, kjo ishte ceremonia e hapjes në Lojnat Olimpike!

Lojnat Olimpike në Rio kanë nisë zyrtarisht me nji ceremoni plot ngjyra, nji festë në nderim të kulturës braziliane.

Por ceremonia ishte me kosto të ulët dhe disa thanë se ishte e merzitshme.

Ajo kushtoi sa nji e dheta e ceremonisë së organizueme në Londër në vitin 2012.

Jashtë stadiumit pati protesta të dhunshme, mbasi disa thonë se asht e tepërt të organizohen Lojnat Olimpike në kohën kur vendi asht në recesion.

Presidenti i vendit, Michel Temer u fishkëllye në stadium.

Stadiumi Marakana kishte disa vende bosh.

Ra në sy fakti se në këto Lojna Olimpike ka me garue nji skuadër refugjatësh.

Ndërkohë gjatë ceremonisë u thanë mesazhe ndergjegjësimi për ngrohjen globale.

 

1-foto

 

3-rio

 

4-rioo

 

5-rio