Provoi me imitue Bolt, por e pësoi randë..

Usain Bolt asht unik, me rezultatet që dhuron në pistë, por edhe me spektaklin para çdo gare. Kushdo që provon ta imitojë, jo veç që nuk ja del, por ban edhe figurë të keqe..

Në Rio 2016, këtë e kuptoi edhe atleti nga Haiti, Jeffrey Julmis. Në bateritë gjysëfinale të garës së 110 metrave me pengesa, 29-vjeçari tentoi të kryente nji ritual të ngjashëm nxehje me atë të sprintierit xhamajkan.

Por, performanca e tij përpara garës, u kthye shumë shpejt në bumerang, me atë që Julmis realizoi në korsinë e tij. Mbasi imitoi për nji kohë të gjatë Bolt, atleti nga Tahiti ra prej pengesës së parë, tue u shembë në tokë.

Jeffrey Julmis arriti të ngritej dhe të arrinte në finish mbas shpinës së shtatë rivalëve të tjerë, por në fund u skualifikue nga gara. Të paktën, 29-vjeçari përmirësoi paraqitjen e 4 viteve ma parë, ku në Olimpiadën e Londrës u eliminue prej baterive.