Pse kurrë s’do të mesoni si asht Schumacher!

A do e mesojmë ndonjiherë se si asht Michael Schumacher?

Thuejse dy vjet e gjysë mbas aksidentit të randë me ski, ende nuk ka asnji detaj për gjendjen shendetësore të 47-vjeçarit.

Simbas gazetës Bild, duket se kështu do mbetet.

Menaxherja e kampionit të F1, Sabine Kehm, thotë se nuk do thuhet asgja për shëndetin e tij.

“Në këto momente nuk shohim asnji alternativë tjetër. Çdo fjali që themi mund të jetë katalizator për të tjera informacione. Kjo nuk do pushojë kurrë”, ka thanë ajo.

Ajo thotë se familja e tij kerkon që asgja të mos dalë në publik.

Duen thjesht qetësi.

“Michael e kishte të shejtë jetën e tij private përpara aksidentit. Kështu do mbetet gjithmonë”.

Por a mund të flasë, a mund të ecë, a reagon, si duket pasi kaloi gjashtë muej në koma?

Gjithçka do mbetet pjesë e jetës së tij private!