Pse nuk thanë asnji fjalë për Kosovën Xhaka, Shaqiri e të tjerët!

Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Shani Tarashaj, Valon Behrami e Adnan Januzaj nuk kanë marrë guximin me ja urue, të paktën deri tash Kosovës barazimin me Finlandën, dhe debutimin historik në garat ndërkombëtare.

I madhe e i vogël mbramë i kanë urue Kosovës debutimin historik në garat zyrtare ndërkombëtare, si dhe barazimin me Finlandën (1:1).

Por, lojtarët kosovarë që luejnë për vendet tjera si: Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Shani Tarashaj, Valon Behrami e Adnan Januzaj nuk e kanë thanë asnji fjalë për vendlindjen e tyne.