Pse po ankohet Spanja në FIFA para ndeshjes me Shqipninë?!

Përfaqësuesja e Spanjës po vazhdon të ankohet në FIFA për gjendjen e fushës dhe distancën e largët me stadiumin “Loro Boriçi”.

Megjithëse ende nuk kanë shkelë në Shkodër, refreni i spanjollëve gjatë ditëve të fundit ka qenë i njajtë mbasi pretendojnë se kushtet në stadium nuk janë normale.

Spanja asht ankue edhe ma shumë për faktin që para tre ditësh në “Loro Boriçi” asht luejt ndeshja mes Kosovës dhe Kroacisë.

Si të mos mjaftonte kjo, largësia e stadiumit të Shkodrës nga aeroporti “Nanë Tereza” asht në maksimumin e lejuem nga FIFA, çka shton lodhjen e udhëtimit të ish-kampionëve të botës.