Pse po tuten gjigantët gjermanë prej Leipzig?

Rassenball Sport Leipzig asht tue zhvillue nji stinor të jashtëzakonshëm në Bundesliga.

Ekipi debutues në elitën e futbollit gjerman nxen pozitën e parë me 27 pikë në tabelë, tri ma shumë se Bayern Munchen.

Trajneri i Borussia Dortmund, Thomas Tuchel ka thanë se Leipzig mundet me qenë nji Leicester City.

“Vitin e kaluem kishim fenomenin e Leicester City në Angli. Leipzig mundet me ba të njajtën gja. Bindem për këtë fakt sa herë që i shoh kur luejnë futboll”, deklaroi Tuchel.

“Leipzig duhet me u marrë shumë seriozisht. Kjo gja që po ndodh këtë sezon në Gjermani mundet me u krahasue vetëm me atë që ndodhi sezonin e kaluem në Angli”, deklaroi Tuchel, transmeton SNA.