Pse u përlesh Xhemajli me Lewandowskin?!

Mbas fitores ndaj Zvicres në penallti, futbollistët polakë kanë festue para tifozëve zvicranë.
Festa e lojtarëve të Polonisë përpara tifozëve të Zvicres nuk i ka pëlqye Blerim Xhemajlit.

Mesfushori shqiptar vrapoi tek Lewandowski tue u përleshë me të, por aty afër ishte Shani Tarashaj, portieri rezervë Hitz dhe gjyqtari anglez Clatenburg, të cilët e qetësuen situatën.

Mbas ndeshjes Xhemaili ka akuzue polakët për provokim të tifozëve, tue thanë se kjo nuk asht e drejtë.

“Polakët kanë qenë provokues për tifozët tanë dhe kjo nuk asht e drejtë. Ata duhet me pasë respekt dhe kjo asht arsyeja që unë kërkova nga ata respekt”, deklaroi Xhemaili mbas ndeshjes.