PSG, 20 milionë euro për lojtarin e “harruem”

Paris Saint-Germain e ka seriozisht për Lassana Diarra. Simbas “Le Parisien”, skuadra e drejtueme nga Blanc, kërkon me çdo kusht mesfushorin e Marseille dhe asht gati me pague 15-20 milionë Euro. Megjithatë, klubi Parizien nuk asht ekipi i vetëm që dëshiron 31-vjeçarin, mbasi për Diarra interesohet edhe Interi. Gjithsesi me ofertën e mendueme, kampionët e Francës janë dukshëm favorit ndaj zikaltërve.