PSG blen superlojtarin

Ekipii i Paris saint Germain ka zyrtarizue blemjen e sulmuesit të Nice, Hatem ben Arfa.

Kampionët e Francës kanë nënshkrue nji kontratë dy vjeçare me sulmuesin, i cili sezonin e fundit kaloi nji formë mjaft të mirë fizike tue shënue 17 golla, shkruen ‘Goal’.

PSG përfitoi, mbasi sulmuesi në përfundim të sezonit ka qenë nji lojtar i lirë dhe ka me qenë në Parkun e Princave deri në vitin 2018.