PSG me ofertë për dy superyje

Asht zbulue se klubi i Paris Saint-Germain ka hy në garë për me i sigurue shërbimet e dy yjeve nga dy liga të ndryshme. TF1, ka raportue se bahet fjalë për Antonie Griezmann dhe Marco Reus. Interesimi për të dy lojtarët në fjalë asht rritun kohëve të fundit, teksa ofertat drejt tyne pritet të lansohen gjatë afatit kalimtar veror. Shkaku kryesor i këtij interesimi t’papritun asht largimi i sulmusit suedez, Zlatan Ibrahimovic në fund të sezonit./Rrokum.tv