Publikohen mesazhet e lojtarit të Shqipnisë kundër trajnerit De Biasi

kace.jpg

Panorama Sport ka zbulue mesazhet e Ergys Kaçe dhe gazetarit të saj. Me këto mesazhe konfirmohet përplasja Kaçe-De Biasi, derisa demantohet edhe Federata Shqiptare e Futbollit.

Ergys Kaçe ka përplasje të thella me Giann De Biasin dhe nuk asht rastësi që nji nga mesfushorët ma të mirë të Kombëtares së Shqipnisë përfundoi në tribunë në ndeshjen me Spanjën. Nji ditë mbas ndeshjes, “Panorama Sport” intervistoi futbollistin dhe ai tekstualisht shfaqi pakënaqësinë që trajneri e kish nxjerrë edhe jashtë listës rezervë.

“Nuk e kuptoj trajnerin. Nuk e di pse më ka lanë jashtë”, kishte deklarue mesfushori i Viktoria Plzenit.

Nji ditë ma vonë, gjithnji me mendimin në krye se Kaçe asht nji ndër lojtarët ma cilësorë dhe mbi të gjitha me nji të ardhme të garantueme, gazeta u interesue në burime të ndryshme pranë ekipit përfaqësues dhe rezultoi se Kaçe kish pasë nji debat verbal fillimisht me trajnerin e mandej kur kish mësue se ka me përfundue në tribunë, kish dasht të merrte teshat e të ikte nga grumbullimi ende pa u luejt ndeshja me Spanjën.

Burime të ndryshme të gazetës e konfirmuen këtë fakt dhe mandej gjithçka u pasqyrue në gazetë. E, megjithatë, gazeta komunikoi edhe me vetë lojtarin në orën 17:57 të ditës 10 Tetor 2016, i cili gjithashtu konfirmoi se kish përplasje me trajnerin dhe me shumë mundësi derisa të ikë ky trajner (De Biasi) nga Kombëtarja, ai nuk kishte me u kthye ma.

Mbasi u interesue për lajmin në disa burime dhe mbasi mori edhe vetë konfirmimin e lojtarit, gazeta publikoi artikullin e ditës së djeshme me titull: “Kriset me trajnerin, Kaçe nuk vjen më në Kombëtare”.

Biseda me mesazhe mes gazetarit dhe Ergys Kaçes

Gazetari: Pse, çfarë mund të bësh?

Kaçe; Po, e di. Nuk e di, do të mendohem.

Gazetari: Çfarë thua? Çfarë të mendohesh? Sa trajnerë ikin e vijnë… Ti do të jesh aty. Çfarë thua? Ti i duhesh Kombëtares. Sinqerisht.

Kaçe: Po, e di. Mund të mos vij sa të ikë trajneri. Do të shoh.

Gazetari: Nuk është mirë të dalësh kundra. Pavarësisht gjërave që bën trajneri.

Kaçe: Nuk kam problem.

Gazetari: Do të bësh ndonjë reagim në gazetë? Deklaratë?

Kaçe: Jo, lëre. S’ka gjë. Shkruaje ti vetë ndonjë gjë.

Gazetari: Ta shkruaj që lojtari mund të tërhiqet nga Kombëtarja nëse vazhdon kjo sjellje e trajnerit?

Kaçe: Po. Shkruaj që unë dua të ndihmoj skuadrën dhe e di se mundem dhe nuk e di pse kam këtë sjellje nga trajneri kur ai i di vlerat e mia.

1_1476259394-5925612 2_1476259378-5286157

ergys-kace-180x300_1476259367-6976045