Publikohen pamjet e para, ekipi i Izraelit pritet në Shqipni me qenë anti-eksploziv (video)

Ashtu siç ishte paralajmërue ekipi i Izraelit ka zbritë në Shqipni në masa të forta sigurie.

Shkak për forcimin e masave të sigurisë ndryshe nga ndeshjet e tjera janë ba sinjalizimet e marra në rrugë operative se në stadium kishte rrezikshmëni për atetnat ndaj ekipit izraelit.

Sapo ka mbërri në Rinas, avioni asht pritë nga forca të shumta policie dhe nga qen anti-eksploziv.

Nga Izraeli së bashku me lojtarët në avion kanë udhëtue edhe agjentë të sigurisë. Deri në mbëritjen e ekipit të Izraelit nga aeroporti deri në hotel asht ndalue qarkullimi në rrugët kryesore të Tiranës për gati nji orë.