Putin: Qysh mundet që 200 rusë me i rrahë 1000 anglezë?!

Presidenti rus Vladimir Putin ka ngritë pyetjen se qysh mundet që 200 tifozë rusë me qenë të aftë me i rrahë 1 mijë tifozë anglezë gjatë Euro 2016.

Dhetna tifozë rusë janë ndalue nga policia franceze mas dhunës që shpërtheu mes tyne dhe tifozëve anglezë në Marseille që para ndeshjes Rusi-Angli.

Presidenti rus e ka përshkrue këtë akt huliganesk si të shëmtuem, por asht skeptik për mënyrën se qysh ka ndodhë.

“Zankat mes tifozëve rusë dhe anglezë janë nji turp i madh,” tha ai gjatë forumit vjetor ekonomik të zhvilluem në St Peterburg.

“Por, ajo që nuk kuptoj asht fakti se qysh 200 tifozë tanë kanë rrahë 1000 anglezë,” shtoi ai mbas të qeshunave dhe duertrokitjeve që mori nga audienca.