Pyetja që tranoi trajnerin e Romës Spalleti, i bjen tavolinës me krye dhe nervozohet me gazetarin

Roma fitoi ndaj Palermos me rezultatin 4-1 tue marrë kështu nji 3 pikësh të randësishëm. Por, trajneri i verdhekuqve nuk ka kalue edhe aq mirë në prononcimin për gazetarët.

Ai i ka habitë krejt me gjestet e tij dhe lëvizjet që ka ba, derisa gazetarët i kanë ba pyetjet e tyne. Njani prej tyee e pyeti për ambientin e stërvitjes.

“Kam ndigjue nji deklaratë tanden se ambienti në stërvitje nuk po e ndihmon Romën me arritë rezultate pozitive”, por pa e mbarue ende pyetjen trajneri i Romës i ka ra disa herë tavolinës me krye dhe i ka dhurue të qeshuna ironike.

“Kallxom kush të ka dërgue që me i ba këto pyetje, dreqi e marrtë, çfarë po folë, kush të ka dërgue…?”, ka thanë Spalleti tue vazhdue ma tej me pyetjet e tjera.