Qe 9 fakte që nuk i dini për Ibrahimovic

ibra

Suedezi asht nji nga sulmusit ma vendimtar në historinë e futbollit

Këto janë 9 fakte për sulmuesin e PSG, që mund të mos i dini:

1- Kur ai ka qenë 10 vjeç, asht fut në fushë si zavendësus në pjesën e dytë dhe ka realizue 8 golla për skuadrën e FBK Balkan. Ekipi i tij po humbte 5:­0 mbas pjesës së parë, ndërsa rezultati final i sfidës ka qenë 8:5.

2- Zlatan e ka takue gruen e tij aktuale kur ka qenë 20 vjeç dhe luente me Ajax. Nga lidhja e tyne 14-­vjeçare kanë ardh në jetë dy fëmi, të dy djem.

3- Ibrahimovic ka fitue çmimin si “Lojtari i Vitit” në Suedi 10 herë.

4-Futbolli nuk ka qenë dashunia e parë e Ibrahimovic. Në moshën 15 vjeç ai preferonte me punue në portin e Malmos në vend që t’luente futboll.

5-Zlatan mund t’kishte qenë nji lojtar i Arsenal, por ai ka refuzue ofertën e Arsene Wenger për me zhvillue nji provë me “Topçinjtë”.

6-Fusha ku ai ka luejt në fminin e tij, që ndodhej para shpisë së nanës, asht rindërtue dhe tash quhet “Zlatan Court” (Fusha e Zlatan).

7-Nuk asht mirë me e provokue Zlatanin. Ai asht nji specialist në disiplinën e taekwondo.

8-Ai ka pas mundësinë me zgedhë mes kombëtares së Kroacisë ose Bosnjës, por ka zgedhë Suedinë.

9-Ai asht i vetmi lojtar që ka shënue në Champions League me 6 skuadra të ndryshme.