Qe çfarë ndodh me ekipet e Superligës nëse denohet Skenderbeu

UEFA pritet me dalë nesër me nji komunikatë sa i takon dyshimeve se Skënderbeu asht përfshi në ndeshje të trukueme.

Vendimi i qeverisë së futbollit europian ka me përcaktue fatin e kampionëve të Shqipnisë sezonin e ardhshëm.

Nëse korçarët kanë me qenë në listën e zezë të ekipeve të ndëshkueme, atëherë ka me ndryshue e gjithë renditja e ekipeve shqiptare që kanë me shkue në Europë. Partizani, simbas gjasave, shkon në Champions League, Kukësi me Teutën në Europa League, ndërsa atyne u bashkohet edhe Tirana, që mundet me shkue si e katërta.