Qe çfarë rekordi ka thye Rashford për Anglinë

Markus Rashford ka hy në historinë e Anglisë, për faktin se asht lojtari ma i ri që ka luejtë në kampionate europiane për “Tre Luanat”.

Sulmuesi i Manchester United u fut në lojë në minutën e 73- në derbin ndaj Uellsit. Ai bahet anglezi ma i ri i paraqitun në europiane, mbasi asht vetëm 18-vjeç e 228 ditë.

Rekordi mbahej ma parë nga Wayne Rooney, që në vitin 2004 debutoi në humbjen 2-1 që Anglia pësoi përballë Francës. Rooney ishte katër ditë ma i vjetër se Rashford, pikërisht 18-vjeç e 232 ditë.