Qe çka i bajne politikanit serb qe uron dhe ban foto me Vokrrin

TraZuk

Branko Ruzic, nji zyrtar me ndikim në Serbi, e ka mirëprite anetaresimin e Kosoves n’UEFA, tue postue fotografi me kreun e Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri.
Ruzic, nga gjeneratat e reja të politikës serbe, ka shkru se asht sportive dhe njerëzore nji vendim i tillë, dhe politika duhet me u lane jashtë futbollit.
“Parandalojini teoritë konspirative! Sportistët dhe njerëzit le të luejnë futboll, refuzoj politikën! Fadili gjithmonë ka qenë njeri!” – ka shkrue Ruzic.
Tablloidad nacionalist serb kane reague menjihere ndaj ketij postimi.

branko-ruzic-fadilj-vokri-foto-twitter-1462406250-899465

Tablloidi qe njihet si ‘gazete e UDB’, “Kurir”, e ka ‘kryqëzue’ Ruzic, ashtu si edhe kreu i Federatës së Malit të Zi, Dejan Savicevic.
Ruzic mori shumë komente fyese në adresë të tij për fotografitë e postueme me Vokrrin. Ai asht nënkryetar i Partisë Socialiste në Serbi dhe numri dy i Partizanit të Beogradit, aty ku Vokrri luente futboll.