Qe çka ka ba në zhveshtore trajneri De Biasi

Gianni de Biasi ka kallxue se qysh lojtarët kanë qenë të dëshpëruem mbas humbjes ndaj Francës.

Përzgjedhësi i Shqipnisë, Gianni de Biasi ka kallxue nji detaj shumë interesant mbas humbjes nga Franca 2:0.

Ai ka kallxue se lojtarët kanë qenë të dëshpëruem në zhveshtore.

“Kur shkova në zhveshtore tanë lojtarët ishin me krye poshtë, por unë u thash atyne që me ngritë kryet naltë dhe me u ndje krenar”, tha De Biasi gjatë konferencës për media.