Qe çka kanë ba huliganët serbë para UEFA’s për Kosovën

Anëtarësimi i Kosovës në UEFA dhe FIFA, vazhdon me u kontestue në Serbi.

“Vesti” ka shkrue dje për nji tjetër iniciativë të tifozëve serbë, kundër pranimit të futbollit kosovar.

Simbas këtij mediumi, tifozë serbë, të mbështetun edhe nga disa tjerë që vinin nga Rusia, Polonia, Çekia dhe Sllovakia, kanë qëndrue dje para selisë së UEFA’s në Nyon të Zvicres.

Tifozët e kanë hapë transparentin ku shkruhej “UEFA mbështetë terrorizmin”, tue aludue në Kosovën.

Nji mesazh i tillë simbas shkrimit në fjalë, asht shfaqë edhe gjatë finales së Champions League që u zhvillue në “San Siro”, mes Real Madrid dhe Atletico Madrid.