Qe çka kishte thanë Mourinho për Januzajn dy vite ma parë

Jose Mourinho e kishte lavdue Adnan Januzajn para dy vitesh, kur e drejtonte ekipin e Chelsea.

E ardhmja e Adnan Januzajt në Manchester United mbetet e paraqartë, mbas ardhjes së Jose Mourinhos në krye të ekipit.

Por, trajneri portugez i kishte thurrë lavde futbollistit me prejardhje nga Kosova, në vitin 2014.

“Ai asht 18 vjeçar, por luen si me i pasë 25. Ai asht shumë i matun dhe i qetë. Nji lojtar shumë i mirë dhe i randësishëm”, ishin fjalët e Mourinho për Januzajn.