Qe çka tha Klopp për fitoren e mbramshme

Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp ka lavdërue pasionin e lojtarëve të tij dhe pohoi se “luftuen si djajë” në rikthimin e tyne të mrekullueshëm kundër Borussia Dortmund, e cila vulosi kalimin e tyne në gjysëfinale të Europa League. “Asht e vështirë me e shpjegue. Ishte nji natë e mrekullushme n’Anfield dhe të jam i sinqertë loja ishte e çuditshme”. “Në përgjithësi, e merituem. Ne kishim shumë shanse dhe luftuem si djajë. Ky asht pak fat sigurisht, kur ju shënoni në minutën e ’93”, potencoi Klopp.