Qe çka thotë trajneri i Rumanisë për Shqipninë!

Trajneri i Rumanisë, Anghel Iordanescu asht intervistue nga përfaqësues të zyres së shtypit të Federatës së Shqipnisë, teksa ka folë për “Euro 2016”. Objektivi i tij asht i qartë, kualifikimi, por ai asht shprehë se e presin sfida delikate.

Në raundin e parë keni me luejtë kundër kampionëve të dyfishtë të Europës, Francës, Zvicrës dhe Shqipnisë. Kush asht për ju, kundërshtari ma i fortë?

Sigurisht, Franca ka me qenë ma i fortë. Shqipnia asht nji ekip i fortë, shumë i përkushtuem dhe i mirë-organizuem.

Si e gjykoni punën e trajnerit De Biasi?

Ai e drejtoi Shqipninë drejt finaleve të kampionatit Europian, për të parën herë në histori. De Biasi asht nji trajner i talentuem me nji eksperiencë mjaft të fortë.