Qe deklarata e parë e Xhakes si lojtar i Arsenal

Lojtari ma i ri i ekipit të Arsenal’it, Granit Xhaka asht intervistue për herë të parë si lojtar i ekipit londinez.

Reprezentuesi zviceran asht transferue nga ekipi i Monchengladbach, teksa shuma e transferimit të tij nuk asht ba publike.

“Jam shumë i lumtun që jam këtu. Asht nji andërr e bame realitet. Më pëlqejnë shumë gjana te Arsenali. E pëlqej stilin e Premier League, i cili asht shumë agresiv. Duhet me luftue shumë”, deklaroi i emocionuem Xhaka.

“Sa i përket lojës sime, thjesht më pëlqen me luejt futboll. Jam paksa agresiv dhe si lider. Jam vetëm 23-vjeçar, mirëpo kam qenë kapiten tek nji ekip shumë i mirë në Gjermani. Nuk e di nëse jam sikur Schweinsteiger. Jam nji lojtar tjetër. Jam Granit Xhaka”, ka përfundue ai.