Qe deklarata e Ronaldo’s mbas fitores në Champions League

Soccer Football - Atletico Madrid v Real Madrid - UEFA Champions League Final - San Siro Stadium, Milan, Italy - 28/5/16Real Madrid's Cristiano Ronaldo celebrates scoring during the penalty shootout to win the UEFA Champions League FinalReuters / Stefano Rellandini/Livepic

Cristiano Ronaldo asht tejet i lumtun me titullin e Ligës së Kampionëve, të fituem mbas egzekutimit të penalltive ndaj Atletico Madrid’it.

Portugezi ka thanë se ishte i sigurtë që kishte me shënue nga pika e bardhë.

“Jemi shumë të lumtun. Finalet janë gjithmonë të komplikueme. Ekipi ka qenë mjaft mirë dhe ka sakrifikue shumë. Asht impresionuese. E kam ditë që ka me shënue në penallti, kisha besim. Jam shumë i lumtun, due me nda titullin me të gjithë tifozët e Real’it”, ka deklarue Ronaldo.