Qe dy kandidatët për trajner të Italisë, nuk asht De Biasi

Telenovela për mbasardhësin e Antonio Contes në stolin e Kombëtares Italiane ka nisun javë, përpara se trajneri të zyrtarizonte marrëveshjen me Chelsean. Simbas Presidentit të Federatës Italiane, Tavecchio, trajneri i ardhshëm i të kaltërve nuk ka me pas nji profil luksi, edhe sepse financat e federatës nuk janë të nalta. Megjithatë, nuk përjashtohet që me pas nji befasi.

E paprituna lidhet me emnin e Roberto Mancinit, i cili prej kohësh diskutohet për stolin e Italisë. Trajneri i Interit doket se asht i preferuemi i Federatës. Shqetësimi i vetëm lidhet me rrogën e naltë të teknikut, që në të njajtën kohë pret me mësue edhe ma tepër rreth të ardhmes te zikaltërit, mbas ftofjes së marrëdhënieve me drejtuesit e klubit, prej mos-përmbushjes së objektivit Champions League.

Nëse Mancini ka me u largue nga Interi, kjo ka me i hapë rrugën bisedimeve me Tavecchion. Në të kundërtën, presidenti i federatës ka me i nisë negociatat me të preferuemin tjetër, Vincenzo Montella. Ky i fundit doket drejt largimit nga Sampdoria, por puna e tij po studiohet me kujdes edhe nga Milani.