Qe e ardhmja e Varane

Qendërmbrojtësi i Real Madridi’t, Raphael Varane, ka shprehë publikisht frustrimin ndaj trajnerit Zinedine Zidane, që nuk e ka zgjedhë në ndeshjet e randësishme të ekipit.

Francezi pritet me qenë ndër lojtarët kyç të kombëtares së tij në Euro 2016, por sivjet ka hasë në probleme që me gjete vend në ekipin e parë në Bernabeu, nën urdhnat e Zinedine Zidane.

“Asht e vërtetë, që nga Nandori, kam provue gjithçka. Asht e vërtetë që kam ba disa gabime, por në tansi ka pasë shumë gjana pozitive. Asht e vërtetë që kam dashtë me luejtë në ndeshje të randësishme në fund të sezonit, sidomos në Ligën e Kampionëve, por ky asht tansisht vendim i trajnerit”, ka thanë Varane për “L’Equipe”.