Qe emnat e kundërshtarëve të mundshëm të Ferronikelit në Champions League

KF Ferronikeli dy javë ma parë asht shpallë kampion i Kosovës dhe me këtë rast ka fitue të drejtën që me përfaqësue Kosovën në Champions League.

Tashma, janë ba të dituna edhe vazot e fazës kualifikuese të ligës elitare për ekipe.

Futbollistët e ekipit nga Drenasi në kuadër të rrethit të parë kualifikues të kësaj gare munden me u takue me ekipe nga Malta, Gibraltar, Latvia, Armenia dhe Wales.

Në këtë grup gjenden edhe ekipet si: Torshavn (Ishujt Faroe), Liepaja (Latvia), Santa Coloma (Andorra), Tre Penne (San Marino), Flora Tallinn (Estonia), Alashkert (Armenia), Valletta (Malta), Lincoln Red Imps (Gibraltar) dhe The New Saints (Wales).

Në fazën e parë luejnë vetëm ekipet e vendeve ma të pazhvillueme të Europës në futbollin e ligave, sikurse Wales, San Marino apo Gibraltar.

Në vazon e dytë inkuadrohen emna të fuqishëm të futbollit në Europë, mes tyne janë: Salzburg, Celtic, Bate Borisov, por edhe kampioni i Shqipnisë Skenderbeu.