Qe formula e Manchester United për me ble Neymarin

Manchester Unitedi asht tue përgatitun nji ofertë marramendëse për transferimin e Neymarit gjatë verës.

Daily Star raporton se, Djajtë e Kuq janë të gatshëm me pague klauzolën e brazilianit për me transferue në Old Trafford.

Klubi anglez po ka probleme me fazën e sulmit, ndërkohë që 23-vjeçari nuk po arrin marrëveshje me Blaugranët për rinovimin e kontratës. Për me prish kontratën e Neymarit, Manchester Unitedi duhet me pague 189 milionë euro.