Qe futbollisti i parë që largohet nga Leicester

Edhe pse me Leicester Cityn para pak ditësh u shpall kampion në Ligën Premier, mediat kanë zbulue se talenti Ben Chilwell kishte me preferue me u transferue ma shumë te Liverpooli se sa te Arsenali.

Mbrojtësi i krahut të majtë ende nuk ka debutue në Ligën Premier për “Dhelpnat”, por ka impresionue me paraqitjet e tij këtë sezon te ekipi i Huddersfield, ku ishte huazue për nji vit.

Fillimi premtues i 19-vjeçarit, i cili asht pjesë e ekipit të U20 të Anglisë, ka zgjue interesimin e Arsenalit dhe Liverpoolit. Raportohet se agjentët e Gunners kanë vëzhgue tashma për së afërmi futbollistin dhe po mendojnë me ba nji ofertë prej 3.5 milionë funtesh gjatë afatit kalimtar të verës.