Qe klubet ma të vlefshme në botë

Magazina e njohun amerikane, Forbes ka përpilue nji listë të klubeve ma t’pasuna që ka bota për momentin.

Në krye të kësaj liste pozicionohen gjigantët spanjollë, Real Madrid dhe Barcelona.

Sondazhi i Forbes e pozicionin Realin në këtë pozitë për herë të katërt radhazi. Vlera e dhetë herë kampionit të Europës asht rritun për 12 për qind, në 3.6 miliardë dollar.

Barcelona renditet e dyta me vlerë prej 3.5 miliard dollarë, po ashtu me rritje prej 12% nga viti i kaluem.

Ma mbas vjen Manchester United nga Anglia me 3.3 miliardë, pasue nga Bayern Munich i Gjermanisë me 2.7 miliardë. Top pesëshen e mbyll Arsenal me vlerë dy miliardësh.

5 ekipet tjera që përmbyllin top 10 e klubeve ma t’vlefshme janë edhe: Manchester City, Chelsea, Liverpool, Juventus dhe Tottenham Hotspur, që ka parakalue klubin italian Milan.