Qe ku ka ra Shqipnia n’ranglistën e FIFA’s

kombetarja

Kombëtarja shqiptare ka humb shumë vende në ranglistën e re të FIFA’s.

Kuqezijtë pozicionohen në vendin e 45 me 632 pikë, 10 pozita ma poshtë në krahasim me muejin e kaluem.

Shqipnia fitoi me Luksemburgun 2:0 në miqësore, por humbi miqësoren ma të randësishme me Austrinë dhe kjo ka pas ndikim negativ në renditjen e kuqezijve.

Renditja e FIFA’s pësoi ndryshime edhe në vendet e para të saj.

Tash asht Argjentina ajo që ka dalë në krye me 1532 pikë, tue zbrit në vendin e dytë Belgjikën, nderkohë që në vendin e tretë ashtë ngjit Kili.

Kanë pësue ranie në klasifikimin e FIFA’s edhe Gjermania e Spanja.

Skuadra kampione e botës gjendet në vendin e pestë, mbas Kolumbisë, ndërsa kampionët në fuqi t’Europës janë të gjashtit.

Zbresin në renditje Anglia e Italia, që gjenden respektivisht në vendin e 10 dhe të 15, ndërsa Franca asht ngjit në vendin e 21’të.