Qe kundërshtarët e mundshëm të Ferronikelit në Ligën e Kampionëve

Ferronikeli në fund të Qershorit ka me debutue në rrethin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve.

Kundërshtari i mundshëm dhe ma i vështirë vjen nga Estonia, ku titullin janë tue e kërkue Kalju dhe Levadia. Nga Uellsi vjen Connah ose Airbus, që kanë me luejt në finale të Play Offit. Nji përballje të vështirë kampionët tanë munden me pas me homologët nga Armenia, Alashkert që kanë sigurue vendin e parë.

Kundërshtari ma i vështirë pritet me qenë Crusaders, nji emër i njohun për shqiptarët, për shkak se ky ekip, vitin e kaluem u eliminue në rrethin e dytë nga Skënderbeu i Korçës.

Në rrethin e parë, marrin pjesë edhe kampionët nga San Marino, Gjibraltari, Andora e Ishujt Faroe, mirëpo meqenëse kampioni i Kosovës ka koeficient t’ulët, atëherë ka me qenë në vazon e dytë dhe ka me u takue me ekipet me koeficient ma të mirë që vijnë nga Estonia, Irlanda e Veriut, Armenia dhe Uellsi.