Qe kur dalin çmimet e biletave për lojën Kosovë-Kroaci dhe çmimet e tyne

Lajmi.net ka mësue datën e daljes në shitje të biletave për ndeshjen Kosovë-Kroaci, vendet ku mund t’i bleni dhe çmimet e tyne.

Siç mëson lajmi.net, biletat për ndeshjen që zhvillohet më 6 Tetor në Shkodër kanë me dalë në shitje nga nesër ose ma së largu mbasnesër.

Këto bileta mundeni me i ble në pikat e MoneyGram në Kosovë. Nuk dihet nëse ka me qenë e mundun që të blehen edhe jashtë Kosovës në këto pika.

Kurse, çmimet e biletave kanë me qenë në tri kategori – ma të lirat kanë me qenë 20 euro, mandej ka me pasëë bileta 30 euro dhe 55 euro.