Qe kur ka me shpallê CAS’i vendimin për Skenderbeun

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv, CAS, ban me dije se ka me komunikue me datën 6 Korrik vendimin mbi çashtjen “Skënderbeu”.

Ekipi korçar ka apelue në CAS, vendimin e nxjerrë nga Trupi i Apelit të UEFA’s, që e konsideroi të papërshtatshme pjesëmarrjen e Skënderbeut në eliminatoret e UEFA’s, mvas hetimit për ndeshje të fiksueme.

CAS ban me dije se nuk ka me ba asnji koment mbi çashtjen në fjalë deri në shpalljen e vendimit përfundimtar.