Qe kur merret vendimi për fatin e Skenderbeut

UEFA kërkon kohë për me vendosë rreth akuzave për tolerime të Skënderbeut. Mbas seancës dëgjimore, ku për tre orë drejtuesit e kampionëve të Shqipnisë paraqitën argumentat mbrojtës, Konfederata Europiane e Futbollit njoftoi ekipin se ka me dalë me nji vendim në mes datave 2-3 Qershor.

Drejtuesit e Skënderbeut kambëngulin se akuzat e ngrituna janë të pavërteta dhe të pabazueme, mbasi aty nuk egziston asnji provë konkrete apo përgjim për me vërtetue përfshimjen në paracaktimin e rezultateve.