Qe kur merret vendimi për Skenderbeun

Skënderbeu asht njoftue me akuzat e ngrituna nga UEFA për trukime, teksa organizata ma e naltë e futbollit europian ka përgaditur nji material voluminoz me 72 faqe.

Tue pa volumin e madh, drejtuesit e Skënderbeut kanë kërkue kohë për me shqyrtue akuzat e ngrituna e për me përgaditë mbrojtjen së bashku me konsulentët e tyne ligjorë dhe sportivë.

Citynews.al raporton se, UEFA ka pranue kërkesën e korçarëve, dhe me datën 1 Qershor, përfaqësuesit e ekipit të Skënderbeut kanë me paraqitë mbrojtjen e tyne dhe ka me u pritë vendimi.