Qe kur merret vesh e ardhmja e basketbollistit Hajrizi. A ke me u largue nga Sigal Prishtina?

Drilon Hajrizi ka thanë për “Epokën e re” se vendimi final për të ardhmen e tij në ose jashtë Sigal Prishtinës ka me u ba i ditun mbrenda pak ditësh.

KB Sigal Prishtina e ka nisë në mënyrën ma të keqe edicionin e ri në 2016/2017, kurse sonte (e Mërkurë) ka me luejt ndeshjen e parë në FIBA Europe Cup ndaj ekipit turk, Demir Insaat. Edhe në këtë ndeshje, kryeqytetasit nuk munden me llogaritë në shërbimet e basketbollistit Drilon Hajrizi, i cili gjatë afatit kalimtar, nga Peja iu bashkue ekipit të Sigal Prishtinës. E ardhmja e tij në ekipin e Sigal Prishtinës vazhdon të mbetet e paqartë, mbasi tifozët e ekipit “Plisat” janë kundër transferimit të tij.

Gazeta e ka kontaktue të Martën Hajrizin, i cili nuk ka dasht me folë shumë gjatë rreth t’ardhmes së tij në ekipin e Prishtinës, por ka ba me dije se gjithçka ka me u dijtë deri të Premten.

“Nuk due me u prononcue për medie rreth kësaj teme, mbasi shumë shpejt unë dhe ekipi kemi me dalë me qëndrim zyrtar. Besoj se deri të Premten japim nji përgjigje”, ka thanë Hajrizi.