Qe kur mësohet për ndryshimin e madh në Champions League

Institucioni ma i naltë i futbollit europian UEFA pritet me ndryshue formatin e Champions Leagues tue garantue 32 vende në fazën e grupeve të kësaj gare.

Ky ndryshim ka me u ba për sezonet 2018-2021, ndërsa UEFA nuk ka komentue për raportet se ligat kryesore në Spanjë, Gjermani, Angli dhe Itali kanë me i pasë nga katër ekipe të kualifikueme direkt në fazën e grupeve.

Ekipetitaliane janë ato që pritet të përfitojnë shumë mbasi deri në këto momente veç 3 prej tyne kualifikohen në Champions.

UEFA ka thanë se pret që të njoftojë për evoluimin e Ligës së Kampionëve gjatë nji konference për media të Premten që vjen.