“Qe kush asht ma i mirë se Messi e Ronaldo”

Mamadou Sakho, mbrojtësi i Liverpoolit, e ka lavdërue mesfushorin e Nicës, Hatem Ben Arfa.

Mbrojtësi i Liverpoolit, Mamadou Sakho, e ka krahasue mesfushorin e Nicës, Hatem Ben Arfa me dy yjet e futbollit botnor: Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon.

Ish anëtari i PSG-së ka thanë se ma problem e ka pas me ndal Ben Arfan se sa Ronaldon e Messin.

“Kam luejt kundër Messit dhe Ronaldos, ndoshta ata nuk ishin në formën e tyne ma t’mirë kundër meje, por kundërshtari që më ka impresionue mue ishte Hatem Ben Arfa sa ishte n’Lyon”, tha ai për Bein Sport.

“Ajo që ai mund të bajë në fushë asht e jashtëzakonshme:, ka thanë Sakho për ish anëtarin e Marseilles, Newcastles dhe Hull Cityt.