Qe kush asht tifozja e ‘çmendun’ e Partizanit që mbeti pa ndjenja në fushë (foto)

Ndeshja Partizani-Skënderbeu mbramë në “Elbasan Arena” u shendrrue në dhunë si pasojë e lëndimit të nji lojtari të Skënderbeut.

Menjiherë, tifozët u revoltuen dhe filluen të përleshen me policët e të thejnë ulëset. Fatkeqësisht, kjo nuk ka qenë e tana, mbasi si pasojë e dhunës u plagos edhe nji tifoze e Partizanit, e cila mbeti pa ndjenja në fushë.

Jetaoshqef.al ka zbulue identitetin e të plagosunës, e cila asht Trevisa Tusha, 18-vjeçe. /JOQ/