Qe kush ka me qenë trajneri i ri i Manchester United

Manchester United asht i gatshëm me refuzue Jose Mourinhon tu e promovue legjendën Ryan Giggs në postin e menaxherit.

Jose Mourinho nuk ka me u emnue menaxher i ri i Manchester Unitedit.

Strategu portugez nuk po i bind drejtuesit e klubit nga Old Trafford, të cilët kanë vendos me promovue aktualisht asistentin e Louis van Gaal, Ryan Giggs në postin e menaxherit, ka ba të ditun e përditshmja sportive italiane “Gazzetta dello Sport”.

Mourinho asht i lirë mbas shkarkimit nga Chelsea, ma herët gjatë këtij sezoni.