Qe kush e merr drejtimin e Shqipnisë nëse largohet De Biasi

debiasi

Gianni De Biasi qysh po shihet asht i tunduem për me zgjedhë vendin e tij, Italinë, për me vijue karrierën si trajner.

Kombëtarja italiane i ka ba nji ftesë strategut që arriti kualifikimin historik me Shqipninë.

Por, të tanë shtrojnë pytjen se kush mundet me e pasue De Biasin në krye t’Shqipnisë?

Nji nga emnat që po lakohet ma shpesh kohët e fundit asht ai i gjakovarit Besnik Hasi, që tashma ka marrë përvojën e duhun për të drejtue në nivele të nalta, teksa prej disa kohe po drejton Anderlechtin në Belgjikë.

Hasi asht nji kandidat që shihet me sy të mire nga Duka, por edhe trajneri shqiptar asht i gatshëm me refuzue oferta të klubeve të ndryshme nga Turqia dhe Franca, me shpresën se ka me ju dhanë mundësia me drejtue Shqipninë në nji të ardhme shumë t’afërt.