Qe kush janë 10 ekipet ma të shtrejta

Manchester United asht ekipi ma i kushtueshëm në botë. Ky asht përfundimi i nji studimi të kryem nga CIES që analizoi shpenzimet e kryeme në merkaton e transferimeve të lojtarëve në 5 kampionatet ma të randësishme në Europë.

Në këtë klasifikim të veçantë janë marrë në konsiderate vetëm shumat e derdhuna dhe jo blemjet me parametra zero.

Kështu në lenten e studimit të CIES kanë përfundue edhe kalimet e Higuain te Juventus apo Pogba te Manchester United me “Djajtë e Kuq” që qëndrojnë në krye të klasifikimit me nji investim prej 718 milionë euro në merkato.

Në vendin e dytë qëndron Real Madrid që ka shpenzue plot 634 milionë euro, ndërkohë që podiumi plotësohet nga nji tjetër ekip anglez, Manchester City me 611 milionë euro investime.

Barcelona që vetëm këtë verë shpenzoi 122 milionë Euro për blemjen e 6 futbollistëve qëndron në vendin e 4 e shkëputun ndjeshëm nga 3 të parat me nji investim total prej 485 milionë euro e ndjekun nga Chelsea, Paris Saint Germain, Juventus e Arsenal.

Mbyll klasifikimin e 10 ekipeve ma të kushtueshëm, Bayern Munchen e Liverpool që kanë shpenzue respektivisht 357 e 356 milionë euro.