Qe kush janë 10 futbollistët ma të pasun në botë

Lionel Messi asht futbollisti ma i paguem në planet. Kjo e dhane u publikue te prestigjiozja franceze “France Football”, simbas së cilës, sulmuesi argjentinas i Barcelonës asht dominues ne këtë klasifikim të veçantë.

“France Football” e përpiloi këtë renditje tue u bazue te paga bruto, bonuset, kontratat publicitare dhe shpërblimet për firmat e tyne. Simbas revistës transalpine, Messi kryeson me 74 milionë euro të fitueme në vit.

Menjëherë mbas tij në vendin e dytë qëndron Cristiano Ronaldo me 67.4 milionë, ndërsa i treti asht Neymar me 43.5 milionë euro në vit.

Ajo që të ban përshtypje asht se këta futbollistë kryesojnë listën e lojtarëve ma të paguem për të tretin mot radhazi.

4. Zlatan Ibrahimovic (Paris Saint-Germain) 28,5 M€
5. Thiago Silva (Paris Saint-Germain) 26,5 M€
6. Angel Di Maria (Paris Saint-Germain) 26 M€
7. Gareth Bale (Real Madrid) 24,5 M€
8. Thomas Muller (Bayern Munich) 23,6 M€
9. Andres Iniesta (Barcelona) 21,5 M€
10. Luis Suarez (Barcelona) 20,3 M€