Qe kush jane 11 kandidatët për drejtimin e Italisë. A asht aty edhe De Biasi?

Mbas lajmit se Antonio Konte ka me drejtue ekipin e Chelsea’t në përfundim të Europianit, mediat italiane kanë publiku nji liste me 11 emnat e mundshëm të kandidatëve për drejtimin e reprezentacionit italian: Alegri, Mazari, Donadoni, Kapelo, Ranieri, Mançini, Zakeroni, Viali, Kanavaro (me Lipin drejtor teknik) dhe Ventura.

Simbas gazetës italiane “Corrieredellosport”, Mançini, Zakeroni dhe Alegri edhe pse janë të angazhuem me ekipet e tyne, ata shihen si kandidatë potencialë. Ma i përfoluni ndër ta asht trajneri i Interit, i cili ka shpreh hapun dëshirën me drejtu Reprezentacionin.
Ma pak mundësi thuhet se ka Kapelo, ndërsa Ranieri asht për momentin nji nga trajnerët ma të suksesshëm që po ban mrekulli me ekipin e Lesterit, në krye të Premier Ligës.
Por ky i fundit duket se ka një disavantazh, rezultatet jo pozitive me Greqinë.
Ndërkaq, në emnat ma favorit shihen kampionët e botës, Lipi-Karnavaro. I pari thuhet se mundet me ba rolin e drejtorit teknik, ndërsa i dyti trajnerin.
Mbas renditjes së 11 emnave, gazeta italiane ka hape edhe nji sondazh se cili meriton ma shumë vendin në reprezentacion.