Qe kush ndikon në trofeun e Topit të Artë!

Finalja e Europianit të futbollit kishte pashmangshmënisht ndikimet e saj me peshë edhe në diskutimin për Topin e Artë, nji trofe individual që në vitin e Europianit, ndikon UEFA’n me ja dhanë atij që ka shkëlqye.

Në mesin e garës mbetën katër kandidatë potencialë, Toni Kroos, Gareth Bale, Ronaldo dhe Griezmann, por në fundin e finales 120 minutëshe të Parisit, tash shtohen pretendimet e nji personazhi të vetëm.

Cristiano Ronaldo nuk ishte aspak influencues në sfidën që Portugalia fitoi titullin e saj të parë, por në nji vit thuejse perfekt në synimin e trofeve, anësori portugez sigurisht e ka të drejtën me festue edhe për çfarë do që ka me ardhë.

Ronaldo mbetet favoriti kryesor për me fitue trofeun, por ceremonia e Topit te Artë 2016 mundet me u mbajtë mend edhe për diçka të jashtëzakonshme për thuejse dekadën e fundit, transmeton Rrokum TV.

Lionel Messi mundet mos me qenë në mesin e tre kandidatëve të ngushtë që kanë me synue trofeun e Topit të Artë.