Qe me kend u konfrontue Guardiola te Bayerni

Eliminimi nga Champions League ka krijue nji situatë të tensionueme në kampin e Bayern Munchen, ku nervat mes drejtuesve mbeten të tendosuna. Trajneri Pep Guardiola nuk po arrin me përtypë faktin që për të treton sezon rresht po dështon në objektivin për me arritë finalen, tue prishë përfundimisht marrëdhëniet edhe me nji pjesë të stafit. Simbas asaj që zbulon “Bild”, trajneri katalanas ka sulmue ashpër departamentin mjekësor mbas ndeshjes kundër Atletico Madridit, bile ai ka qenë shumë pranë konfrontimit fizik me fizioterapistin e ekipit. Simbas të dhanave, Guardiola nuk ka arritun me përtypë faktin se lojtarët e ekipit të tij kërkojnë shumë kohë për me u rikuperue.
“Te Atletico, Godin u rikuperue në kohë rekord, ju pse nuk arrini me ba nji gja të tillë”, mësohet se ju ka thanë Guardiola pjestarëve të stafit mjekësor. Gjithmonë simbs “Bild”, njari prej fizioterapistëve, emni të cilit nuk asht ba publik, i ka kërkue trajnerit që me u tërhekë nga qëndrimi i tij, tue i ba me dije se përveç Robben e Badstuber, pjesën tjetër të ekipit e ka në dispozicion. Ishte Ribery ai që ndërhyni për me ulë tensionin. Kjo nuk asht hera e parë që Guardiola krijon probleme me stafin mjekësor të ekipit, mbasi nji vit ma parë ai kishte detyrue mjekun historik të ekipit, Wilhelm Müller-Wohlfahrt me dhanë dorëheqje.