Ky asht nji leksion emocionues “fair play” nga Holanda

Përveç spektaklit në fushë, futbolli plot herë na dhuron emocione të forta që shkojnë matan lojës.

Nji rast i tillë ndodhi në ligën e dytë të kampionatit holandez, në përballjen mes Go Ahead Eagles dhe Nac Bredës.

Tifozët vendas respektuen portierin mik Jelle ten Rouwelaar, 36 vjeçar, njeriu-simbol i Bredës, me të cilën ka luejt ma shumë se 300 ndeshje.

Para do dite, nana e tij ndërroi jetë në moshën 61-vjeçare. Pikërisht në minutin 61 të ndeshjes, krejt stadiumi nisi me duertrokit e me knue “You’ll never walk alone” (“Ti kurrë nuk ki me ec vetëm”), tue e përlotë portierin.